Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka vizituar në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë, ish-presidentin Hashim Thaçi.
Ai shkroi në Facebook se Thaçi ishte “moralisht dhe fizikisht mirë”.
“Sapo përfundova vizitën time në Hagë. Presidenti ishte moralisht dhe fizikisht mirë!”, shkroi Pacolli.
“Shpresojmë dhe besojmë në drejtësi!”, shtoi ai.