Aktorja e njohur nga Kosova, Teuta Krasniqi pas historisë së bujshme dhe ndarjes nga Blero me të cilin kanë një vajzë, duket se i ka dhënë fund edhe martesës së dytë.
Sipas “PRIVE”, çifti Teuta Krasniqi dhe Adonis Mornina raportohet se po kalojnë një krizë në marrëdhënien e tyre.
Dyshja e njohur po përballen prej disa kohësh me probleme në marrëdhënien e tyre, por kanë preferuar ta mbajnë larg syrit të publikut.
Një detaj i cili e përforcon më tepër këtë dyshim është mungesa e postimeve të përbashkëta në rrjetet e tyre sociale.
Çifti i cili është martuar 8 vite më parë dhe janë prindër të një vajze së bashku, nuk ka bërë asnjë deklaratë apo reagim lidhur me këtë thashethem.