spot_img
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Osmani tha se Qeveria po luan bixhoz me partnerët, Konjufca: Nuk duhej të përdorte fjalë goditëse

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka komentuar fjalimin e presidentes Osmani në Kuvend, e cila kishte disa kritika për punën e Qeverisë.

Mes tjerash, në fjalimin vjetor Osmani ka thënë se Qeveria po luan bixhoz me aleatët për interesa politike.

Në lidhje me këtë, kryeparlamentari Konjufca ka thënë se presidentja nuk i ka gjetur fjalët e duhura për ta bërë një kritikë. Sipas tij, ekzistojnë forma të tjera për t’i shprehur mospajtimet e kritikat, por fjalët ‘goditëse’ nuk janë të duhura.

“Unë nuk mendoj që presidentja e ka gjetë fjalën më të duhur për ta bërë një kritikë për Qeverinë. Mendoj që ka edhe mënyra tjera si shprehet kjo. Mospajtimet gjithmonë i kemi pasë edhe ato janë evidente sidomos për temat, dialogu, asociacioni i komunave, vendimi apo jo i asociacionit në Kushtetuese veprimet e Qeverisë në veriun e Kosovës…Mund të ketë dallime, mirëpo mendoj se duhet të ja ruajmë inegritetin institucioneve dhe përgjegjesisë që përfaqësojmë. Ma merr mendja që ka hapësirë të madhe që kritikat edhe mospajtimet me i shpreh në mënyra tjera dhe jo me përdorë fjalë të cilat janë goditëse për njëra-tjetrën”, është shprehur Konjufca.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit