Sunday, April 6, 2025
spot_img

Osmani shkon në Bullgari, përfaqëson Kosovën në Samitin e Procesit Aqaba për Ballkanin III

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Bullgari, ku do të përfaqësojë vendin në Takimin e Nivelit të Lartë të Procesit Aqaba për Ballkanin III, që do të mbahet në Sofje.

Ajo udhëtoi me ftesë të Mbretit të Jordanisë, Abdullah II, dhe presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev.

Gjatë vizitës, Osmani do të mbajë fjalim në hapje të samitit dhe do të zhvillojë takime bilaterale me liderët pjesëmarrës, ku do të diskutohet për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, avancimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe forcimin e përpjekjeve të përbashkëta për stabilitetin rajonal.

Ky samit, i organizuar nën patronazhin e Mbretërisë Hashemite të Jordanisë dhe Republikës së Bullgarisë, synon të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

Procesi Aqaba, i iniciuar nga Mbreti Abdullah II në vitin 2015, ka luajtur një rol kyç në koordinimin e përpjekjeve globale kundër terrorizmit dhe sfidave të sigurisë.

Gjatë këtij takimi, Presidentja Osmani do të riafirmojë angazhimin e Kosovës për sigurinë rajonale dhe forcimin e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë në përputhje me standardet euroatlantike.

Ajo pirtet të theksojë angazhimin e Kosovës në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët dhe partnerët strategjikë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit