spot_img
spot_img
Thursday, February 6, 2025
spot_img
spot_img

Osmani: Sa më i fortë bashkëpunimi me SHBA, aq më e sigurt Kosova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në SHBA dhe është takuar me ndihmës sekretarin e Shtetit në detyrë, Louis Bono.

Ajo pas takimit ka shkruar në Facebook, të mërkurën se me Bono ka biseduar për forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së në përputhje me objektivat Administratës Trump.

Osmani ka thënë se sa më i fortë bashkëpunimi me SHBA-të, aq më e fortë dhe e sigurt do të jetë Kosova.

spot_img

“Në Washington D.C., në Departamentin e Shtetit, takova Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Louis Bono, me të cilin diskutuam për forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përputhje me objektivat e Administratës së Presidentit Trump, si dhe për avancimin e bashkëpunimit në fusha kyçe si mbrojtja,  ekonomia, paqja e stabiliteti rajonal dhe integrimi euroatlantik i vendit tonë.  Sa më i fortë bashkëpunimi me SHBA-të, aq më e fortë dhe e sigurt do të jetë Kosova”, ka shkruar Osmani në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit