Friday, March 28, 2025
spot_img

Osmani pyetet për mundësinë e rikandidimit: Nga viti i ardhshëm, do të diskutojmë për këtë çështje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se mundësia e rikandidimit për një mandat të dytë do të diskutohet në vitin e ardhshëm, kur mandati i saj përfundon dhe Kosova do të duhet të zgjedhë një president të ri.

Osmani theksoi se asnjë vendim i saj politik nuk është marrë për kalkulime personale.

“Nga viti i ardhshëm, do të diskutojmë për këtë çështje. Gjatë gjithë karrierës sime politike, kam punuar gjithmonë duke pasur parasysh interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Asnjëherë, asnjë vendim imi politik nuk është bazuar në kalkulime për atë se ku do të jem unë, por vetëm se ku do të jetë Kosova dhe qytetarët e saj. Edhe këtë herë, vlerësimi se ku mund të kontribuoj do të bëhet vetëm duke pasur parasysh interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj”, tha ajo.

Ajo e theksoi se nuk është varur nga politika dhe se do të vazhdojë të shërbejë për qytetarët e Kosovës për aq kohë sa ata dëshirojnë që ajo të mbetet në shërbim të tyre.

“Asnjëherë në jetën time nuk jam varur nga politika, nuk varem as tani. Do t’u shërbej qytetarëve të Kosovës për aq kohë sa ata dëshirojnë që unë t’u shërbej atyre”, ka thënë Osmani para mediave.

Këtë deklaratë, presidentja e bëri pas lansimit të nismës për mbështetjen e qasjes në financa së grave ndërmarrëse.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit