Friday, July 18, 2025
spot_img

Osmani pritet me nderime të larta shtetërore në Brunei: Vizita e parë zyrtare nga Kosova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj shtetërore në Brunei Darussalam, me ftesë të Sulltanit të këtij shteti, Haxhi Hassanal Bolkiah. Ajo u prit me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në aeroportin e Bruneit.

Kjo përfaqëson vizitën e parë zyrtare ndonjëherë nga një kre i shtetit të Kosovës në këtë vend mik të Azisë Juglindore, duke shënuar një moment historik në marrëdhëniet ndërshtetërore mes dy vendeve.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, presidentja Osmani ka falënderuar për mikpritjen e ngrohtë.

“Faleminderit për mikpritjen! Terima Kasih!”, ka shkruar ajo, duke e shoqëruar mesazhin me flamujt e Kosovës dhe Bruneit.

Vizita pritet të përfshijë takime të nivelit të lartë, përfshirë atë me Madhërinë e Tij, Sulltanin Bolkiah, dhe pjesëmarrje në aktivitete kulturore e akademike në këtë shtet aziatik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit