spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Osmani pret Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s: Flasin për këtë çështje

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge.

Osmani ka njoftuar se ia ka shprehur atij mirënjohjen e Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të aleancës dhe përkushtimin e vendit për t’u anëtarësuar në NATO.

“Sot, në takim me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge ritheksova mirënjohjen e Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, si dhe përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO”, shkroi Osmani në Facebook.

“Kosova është e gatshme që t’i kontribuojë unitetit transatlantik në mbrojtje të vlerave të përbashkëta të paqes, demokracisë e lirisë”, shtoi ajo.

Takimi vjen në një kohë kur ndërkombëtarët po përpiqen t’ia mbushin mendjen kryeministrit Albin Kurti që ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë të mos hapet në këtë kohë.

Qeveria e Kosovës po përsërit vazhdimisht se ura do të hapet, ndërsa ndërkombëtarët paralajmërojnë “rrezik të njëmendtë” për “dhunë dhe probleme tjera”.

Osmani të hënën u takua edhe me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas, duke shkruar më pas se “hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie”.

Gjithsesi, ajo shtoi se “suksesi afatgjatë e i qëndrueshëm arrihet gjithnjë bashkë me aleatë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit