Tuesday, July 22, 2025
spot_img

Osmani pas vizitës në Malajzi: Një partneritet që dita ditës po bëhet më i fortë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar lart marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Malajzisë, duke theksuar se ky partneritet ka nisur në ditët më të vështira për vendin tonë dhe sot po bëhet gjithnjë e më i fuqishëm.

Në një postim pas vizitës zyrtare në Malajzi, Osmani shprehu mirënjohjen për mikpritjen dhe përkushtimin e treguar nga pala malajziane, duke e quajtur vizitën një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit të ndërsjellë.

“Kosova dhe Malajzia – një partneritet që e ka zanafillën në ditët më të vështira për Kosovën, kur Malajzia na doli në krah, e që dita ditës po bëhet më i fortë dhe më domethënës”, ka shkruar presidentja Osmani.

Ajo shtoi se vizita ishte një sinjal i qartë për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy shteteve.

Postimi i saj përfundoi me falënderime në shqip dhe malajzisht: “Faleminderit! Terima Kasih!”.

Postimi i plotë:

Kosova dhe Malajzia – një partneritet që e ka zanafillën në ditët më të vështira për Kosovën, kur Malajzia na doli në krah, e që dita ditës po bëhet më i fortë dhe më domethënës.

Kjo vizitë ishte jo vetëm një mikpritje e nderim për Kosovën që nuk do të harrohet, por edhe një premtim i qartë që i shërben zhvillimit dhe fuqizimit të ndërsjellë.

Faleminderit! Terima Kasih!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit