spot_img
Saturday, December 28, 2024
spot_img

Osmani pas takimit lamtumirës me Hovenier: Rugova dëshmoi se mbrojtja e sovranitetit dhe mbrojtja e aleancave shkojnë bashkë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier. Osmani dhe Hovenier në këtë takim lamtumirës kanë vendosur lule tek shtatorja e presidentit Rugova, prej ku edhe kanë mbajtur adresime për media.

Osmani ka thënë se ditën kur Hovenier kishte dorëzuar kredencialet e tij si ambasador, kishin vendosur kurora lulesh tek shtatorja e Rugovës dhe se po e mbyllin njëjtë, duke vendosur lule përsëri pas takimit lamtumirës.

Preisdentja ka thënë se ka qenë kënaqësi të punojë me Hovenier për tri vite, ndërkohë ka përmendur Rugovën si shembulli i politikanit që ka dëshmuar se mbrojtja e sovranitetit dhe mbrojtja e aleancave shkojnë bashkë dhe janë të ndërlidhura njëra me tjetrën.

“Në ditën e parë kur ambasadori Hovenier prezantoi kredenciialet, ne vendosëm lule tek shtatorja e presidentit Rugova, dhe po e mbyllim njëjtë këtu tek përmendorja duke nderuar presidentin Rugova, atin themeltar të Republikës tonë, njeriu I cili dëshmoi se mbrojtja e sovranitetit dhe mbrojtja e aleancave shkojnë bashkë dhe janë të ndërlidhura ngushtë dhe shkojnë bashkë”, ka thënë Osmani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit