Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas vrasjes tragjike në Ferizaj mbrëmë, ku u raportua në disa media se personi i vrarë, i cili është axha i bashkëshortit të saj, u privua nga jeta pasi kishte lidhje me pedofili.Osmani nëpërmjet një postimi në Facebook, tha se është duke i marrë të gjitha hapat ligjorë, lidhur me publikimin e Gazetës Nacionale dhe pronarit të saj, Berat Buxhala, të cilat sipas saj janë “propagandë e paprecendtë.”
“Rrethanat që e kanë shtyrë Buzhalën dhe të tjerët në përhapjen e këtyre dezinformatave, kërkoj që urgjentisht të hetohen nga institucionet e sigurisë dhe ato të drejtësisë”, ka thënë ajo.Tutje, Osmani shtoi se ajo dhe bashkëshorti i saj nuk kanë asnjë lidhje të vetme me rastin e mbrëmshëm dhe sipas saj me këto pretendime “kanë qëllim të qartë të nxitjes së urrejtjes, e cila pastaj rezulton në dhunë.”
“Ftoj sërish të gjitha organet e sigurisë dhe ato të drejtësisë që t’i hetojnë me prioritet të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje e njëkohësisht edhe veprimet e këtij portali dhe portaleve të ngjashme që kanë qëllim të qartë për të rrezikuar jetën dhe nxitur urrejtje, e që këtë mision po shihet se e kanë edhe portalet e Serbisë”, ka deklaruar ajo.