Sunday, October 13, 2024
spot_img

Osmani në Samitin në Dubrovnik: Agresori nuk duhet asnjëherë të shpërblehet me tokën e viktimës

Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë pjesë nga fjalimi që ka mbajtur dje në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik të Kroacisë.

Osmani ka thënë se agresori nuk duhet asnjëherë të shpërblehet me tokën e viktimës, duke shtuar se ashtu siç dështuan në Kosovë, Kroaci, Slloveni e Bosnje e Hercegovinë, “forcat barbare do të dështojnë edhe në Ukrainë”.

Ajo ka theksuar mbështetjen e Kosovës për Ukrainën.

“Dje, para liderëve të tjerë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik, theksova se mësimet e së kaluarës na kujtojnë se akomodimi i agresorëve nuk sjellë kurrë paqe të qëndrueshme. Solidariteti ynë për popullin e Ukrainës është i rrënjosur thellë në vet përvojën e dhimbshme të popullit tonë. Prandaj, do të vazhdojmë të mbështesim të drejtën e popullit ukrainas për liri, për sovranitet dhe integritet territorial. Deri në fitore”, ka thënë Osmani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit