spot_img
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Osmani në Forumin Alpbach flet për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë edhe këtë vit në Forumin Evropian Alpbach në Austri, ku ka zhvilluar një diskutim të rëndësishëm me të rinj dhe të reja nga mbarë bota.

Në këtë ngjarje prestigjioze, e cila mbledh mendje të ndritura dhe liderë nga fusha të ndryshme për të diskutuar mbi çështje globale, presidentja Osmani theksoi rëndësinë e mbrojtjes dhe promovimit të vlerave demokratike, si dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

Në një postim në Facebook, presidentja shprehu kënaqësinë e saj për ftesën që i është bërë edhe sivjet nga Forumi Evropian Alpbach, duke e cilësuar diskutimin me të rinjtë si një mundësi të vlefshme për të ndarë mendime dhe ide mbi sfidat dhe mundësitë që përballen Kosova dhe Evropa.

“Sot, në një diskutim dinamik me të rinj dhe të reja nga e gjithë bota, u përqendruam në tema të rëndësishme që prekin Kosovën dhe Evropën, të ardhmen euroatlantike të vendit tonë, si dhe rëndësinë e mbrojtjes dhe promovimit të vlerave tona të përbashkëta demokratike”, ka shkruar Osmani.

Presidentja theksoi rëndësinë e rrugës euroatlantike të Kosovës, duke u përqendruar në integrimin e vendit në strukturat evropiane dhe NATO-n.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit