Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila aktualisht po qëndron për vizitë zyrtare në Kolumbi, e ka uruar Ditën e Forcës.
Në një postim në Facebook, ajo thotë se ushtarët e Forcës së Kosovës janë gardianë të paqes dhe mbrojtës të pakompromis të sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës.
“Urime #DitaeForcës! Në Ditën e ushtrisë sonë, nderojmë zemrën dhe shpirtin e mbrojtjes së atdheut – Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ju jeni gardianë të paqes dhe mbrojtës të pakompromis të sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës. Heronjve dhe dëshmorëve që hodhën themelet e Ushtrisë sonë, u takon lavdia e përjetshme”, ka shkruar e para vendit.