spot_img
Friday, November 22, 2024
spot_img

Osmani në Budapest, takimet me liderë nga vende të ndryshme të botës dhe deklarata para nisjes së samitit

Presidentja Vjosa Osmani ka qëndruar të enjten në Hungari ku ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në samitin e pestë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Në kuadër të Samitit, Osmani fillimisht është pritur nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban. Ajo ka falënderuar Orbanin për mikpritjen.

“Faleminderit kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban për mikpritjen në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest”, ka shkruar Osmani, duke ia bashkangjitur postimit një fotografi nga takimi.

Presidentja e Kosovës ka zhvilluar takime bilaterale edhe me liderë të shteteve të fuqishme evropiane.

Osmani u takua me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentin francez, Emanuel Macron, atë të Turqisë, Recep Tayip Erdogan, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, presidentin e Ukrainës Volodymir Zelenskiy e shumë personalitete tjera të Evropës.

Takimi i Komunitetit Politik Evropian ka mbledhur liderë nga 47 shtete nga i gjithë kontinenti, në Budapest

E para e shtetit të enjten para nisjes së samitit është deklaruar për media.

Ajo e pyetur për fitoren e Donald Trumpit, tha se beson fuqishëm që do të vazhdojë bashkëpunimi ndërmjet Evropës dhe SHBA-së edhe nën administratën e presidentit Trump.

E para e shtetit të Kosovës është pyetur edhe lidhur me raportet Kosovë-SHBA, pas zgjedhjes së Trumpit president.

“Kosova e ka pasur mbështetjen dypartiake të secilës administratë të SHBA-së që në fillimet e viteve ’90. Jemi bekuar me atë mbështetje dhe për këtë kemi çdo arsye të besojmë se mbështetja do të vazhdojë edhe me administratën të presidentit Trump”, u shpreh presidentja.

Ajo tutje shtoi se nuk e sheh si kërcënim për Kosovën zgjedhjen e Trumpit president pasi Kosova gjithnjë ka pasur mbështetje si nga republikanët, po ashtu edhe demokratët.

“Nuk e shoh si kërcënim. Kosova, në fakt, ka përfituar për dekada nga një mbështetje dypartiake nga Shtetet e Bashkuara. Ne u bëmë të pavarur kur republikanët ishin në pushtet. Ne u bëmë të lirë kur demokratët ishin në pushtet… Ne kemi punuar shumë ngushtë me çdo administratë dhe besoj fuqimisht se do të vazhdojë të jetë kështu”, tha ajo.

/GazetaKosova/

Drag and drop or browse
- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit