spot_img
Thursday, December 5, 2024
spot_img

Osmani në Bruksel: Fokusi të jetë në parandalimin e sulmeve të reja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha më 4 dhjetor se gjatë takimeve që ka zhvilluar në Bruksel me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian ka kërkuar bashkëpunim dhe që fokusi të jetë në parandalimin e “sulmeve të reja terroriste”, pas sulmit në Zubin Potok.

Më 29 nëntor, kanali i Ibër-Lepencit në Zubin Potok u sulmua me mjete shpërthyese. Kosova e ka cilësuar shpërthimin si sulm terrorist dhe e ka fajësuar Serbinë për të.

Beogradi ka mohuar përfshirjen dhe e ka dënuar sulmin.

Edhe Bashkimi Evropian e ka cilësuar “akt terrorist” dhe “akt sabotues” sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës.

Osmani foli për gazetarët pas takimeve që zhvilloi fillimisht me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe më pas me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Osmani tha se në këto takime është biseduar për sulmin e fundit në Zubin Potok ndaj kanalit të ujit dhe për rreziqet e reja që mund t’i vijnë Kosovës nga sulme të tjera eventuale.

Ajo tha se në takimet në Bruksel ka rikonfirmuar gatishmërinë e plotë të Kosovës për të ftuar partnerët ndërkombëtarë që të marrin pjesë në hetime për shpërthimin e 29 nëntorit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit