Tuesday, July 15, 2025
spot_img

Osmani nderohet me Çmimin Evropian “Coudenhove-Kalergi”, i ishte ndarë edhe Rugovës, Reagan-it dhe Merkel-it

Presidentja Vjosa Osmani është nderuar me Çmimin Evropian “Coudenhove-Kalergi”, nga Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi në Austri.

Ky çmim i është dorëzuar Osmanit në një ceremoni të veçantë të organizuar në Vjenë.

Ky çmim i ishte ndarë dy dekada më parë Presidentit Rugova, ndërkaq laureatë të tjerë të çmimit përfshijnë edhe Presidentin Ronald Reagan, Kancelaren Merkel etj.

Siç u theksua nga Fondacioni paneuropian me rastin e vendimit, ky çmim i ndahet Presidentes Osmani për “përkushtimin e saj të palëkundur ndaj raporteve me partnerët euroatlantikë, orientimin pro-evropian, forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit në Kosovë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit