Tuesday, July 15, 2025
spot_img

Osmani mirëpret ambasadorin e ri të OSBE-së: Kosova e përkushtuar për bashkëpunim me OSBE-në

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim njohës me ambasadorin e sapoemëruar të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, të cilin e uroi përzemërsisht për fillimin e mandatit të tij dhe i dëshiroi sukses në detyrën e re.

Gjatë bisedës, Presidentja Osmani vlerësoi partneritetin e gjatë e të konsoliduar që OSBE-ja ka ndërtuar me institucionet dhe qytetarët e Kosovës.

Ajo nënvizoi se “ky mision ka luajtur një rol kyç në forcimin e demokracisë, promovimin e qeverisjes së mirë dhe avancimin e sundimit të ligjit në vendin tonë“.

Presidentja Osmani rikonfirmoi gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me OSBE-në, veçanërisht në fushat e reformave, transparencës dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Ajo shtoi se “pret që OSBE-ja do të vazhdojë t`i mbështesë prioritetet kyçe të Kosovës, përfshirë barazinë gjinore dhe përkrahjen e grupeve të margjinalizuara“.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit