Thursday, July 17, 2025
spot_img

Osmani: Mirënjohëse për mikpritjen e ngrohtë që i bëhet Republikës së Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, u shpreh mirënjohëse për mikpritjen e ngrohtë dhe respektin që i bëhet Republikës së Kosovës nga shteti mik i Bruneit, tha ajo.

Osmani tha se Sulltani i Bruneit është një përkrahës i madh i shtetit dhe popullit tonë.

“Mirënjohëse për mikpritjen e ngrohtë dhe respektin që i bëhet Republikës së Kosovës nga shteti mik i Bruneit”.

“Një fillim i mbarë për një vizitë me rëndësi të veçantë, e nivelit më të lartë shtetëror, me ftesë të Sulltanit të Bruneit, i cili është një përkrahës i madh i shtetit dhe popullit tonë”, ka shkruar presidentja Osmani në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit