Monday, July 14, 2025
spot_img

Osmani: Miqësia me Austrinë mbetet shtyllë e fortë e rrugëtimit tonë evropian

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se miqësia me Austrinë mbetet një shtyllë e fortë e rrugëtimit evropian të Kosovës.

Këto fjalë i tha e para e vendit, pasi mori pjesë në ceremoninë e 80-vjetorit të çlirimit të Kampit të përqendrimit, bashkë me homologun e saj austriak, Alexander Van der Bellen dhe Zonjën e Parë Doris Schmidauer.

“Para ceremonisë përkujtimore, patëm një diskutim të sinqertë e përmbajtësor për miqësinë tonë të qëndrueshme e përkrahjen e çmuar të Austrisë në çdo etapë të shtetndërtimit të Kosovës”.

“Kosova është e përkushtuar për procesin e integrimit euro-atlantik, e në këtë rrugëtim është e bekuar të ketë në krah miq sikurse Austria”, ka shkruar Osmani në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit