spot_img
Wednesday, March 19, 2025
spot_img

Osmani falënderon Bill Clintonin për jetët e shpëtuara gjatë luftës në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron në Berlin ka marrë pjesë në “World Forum”, ku i pranishëm ka qenë edhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton.

Ish-presidenti Bill Clinton u nderua me çmimin “Paqebërësi i Shekullit” në Berlin.

Presidentja e falënderoi Clintonin për krejt atë se çfarë ka bërë në kohë lufte.

“Teksa qëndroja para tij, kujtova marsin e vitit 1999, kur dëgjonim me shpresë fjalimet e tij në një radio të vogël, ndërsa përjetonim tmerret e regjimit të Millosheviqit. Sot, falë luftës çlirimtare dhe falë lidershipit të botës demokratike dhe mbështetjes bipartizane amerikane, si nga demokratët ashtu edhe republikanët, Kosova frymon e lirë dhe e pavarur.

Faleminderit, President Clinton, jo vetëm për marrëveshjet e nënshkruara, por mbi të gjitha për jetët e shpëtuara. Dhe në veçanti, faleminderit në emër të fëmijëve të tashëm të Kosovës—brezi i parë që nuk po rritet në luftë e që njeh vetëm paqe”, ka shkruar Osmani në Facebook

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit