Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo sonte ka takuar Kongresistin Mike Lawler.
:Sot në New York takova edhe Kongresistin Mike Lawler me të cilin diskutuam për përpjekjet tona të përbashkëta për të promovuar paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Osmani.,
“Një partneritet i fortë SHBA-Kosovë jo vetëm që siguron stabilitet rajonal, por edhe më shumë prosperitet të përbashkët”.