spot_img
Friday, November 15, 2024
spot_img

Osmani e ripërsërit: Kosova nuk mund të përmbushë detyrimet e dialogut derisa Serbia nuk hedh asnjë hap

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha të premten se nuk mund t’i kërkohet Kosovës zbatimi i detyrimeve që dalin nga marrëveshja me Serbinë derisa Beogradi nuk hedh asnjë hap drejt zbatimit të saj, ndërsa ngriti mundësinë e zbatimit të njëanshëm të saj në këmbim të garancive ndërkombëtare për çështjen e sigurisë, njohje të reja dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

“Pra në qoftë se partnerët tanë ndërkombëtarë janë të interesuar që ne te ulemi me ta dhe zbatimi i marrëveshjeve nga ana e Kosovës të lidhet me përkrahjen ndërkombëtare, pra garanci të sigurisë, njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare kjo është një situatë e re megjithatë deri tani nuk ka pasur përgjigje konkrete nga ana e komunitetit ndërkombëtar lidhur me një gjë të tillë”, tha presidentja Osmani duke nënvizuar se kjo është vetëm një ide e saj personale dhe jo qëndrim i institucioneve të vendit, Presidentja Osmani i tha agjencisë së lajmeve Kosovapress se më një qasje e tillë, Kosova ka përfituar në të kaluarën.

“Qëndrimi im, e kam thënë ka të bëj me mënyrat se si ne e kemi shfrytëzuar në vitin 2007 – 2008 që do të thotë atëherë kur Serbia nuk zbatonte ne e kemi pasur marrëveshjen tonë me partnerët, me aleatët tanë. Pra edhe pse Kosova e kishte zbatuar pakon e (Martti) Ahtisaarit në mënyrë të njëanshme, ajo çfarë kishte përfituar ishte pavarësia, njohjet dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare”, tha ajo.

Në muajin shtator Presidentja Osmani gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, kërkoi më shumë bashkërendim me Shtetet e Bashkuara në mënyrë që të hapen më shumë rrugë për Kosovën në politikën e jashtme, nëpërmjet anëtarësimit të saj në mekanizmat ndërkombëtarë.

Presidentja Osmani akuzoi ndërkaq Beogradin se po përpiqet të destabilizojë Kosovën nëpërmjet masave të shpallura në fund të muajit të kaluar me të cilat e shpalli Kosovën si zonë të mbrojtjes së veçantë sociale dhe për kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës.

Serbia e ka arsyetuar legjislacionin me synimin që të mbrojë të drejtat dhe sigurinë sociale të qytetarëve serbë në Kosovë.

Kundër atyre projektligjeve janë shprehur edhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, të cilët e kanë quajtur shkelje të detyrimeve të Beogradit që dalin nga procesi i bisedimeve në Bruksel.

Bashkimi Evropian ndërkaq sot sërish bëri thirrje për shmangie te veprimeve të “njëanshme” të palëve dhe zbatim të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano tha se blloku do të vazhdojë të lehtësojë dialogun derisa Kosova dhe Serbia janë të interesuara për procesin e anëtarësimit.

“Sepse që nga viti i kaluar kur u arrit marrëveshja në Ohër, palët u pajtuan ose palët pranuan se përparimi në dialog është i lidhur me përparimin e tyre në procesin e anëtarësimit. Pra, nëse nuk ka dialog, nuk ka proces anëtarësimi”, tha ai.

Presidentja Vjosa Osmani tha sot se nuk mund të kërkohet zbatim i detyrimeve vetëm për Kosovën pasi sipas saj nuk ka kuptim marrëveshja.

Kosova dhe Serbia në vazhdimësi akuzojnë njëra tjetrën për mungesë gatishmërie për zbatimin e marrëveshjes. Serbia ngulë këmbë në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Kosova akuzon palën serbe se po këmbëngul në zbatimin e pjesshëm të marrëveshjes duke mohuar detyrimet e saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit