Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim kryediplomaten e Finlandës, Elina Valtonen.
Pas drekës që Osmani ka shtruar për Valtonen, Presidentja ka shkruar se “Kosova dhe Finlanda janë partnere të palëkundura”.
Postimi i plotë:
Në mbrojtjen e vlerave evropiane, Kosova dhe Finlanda janë partnere të palëkundura!
Në takim me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, e falënderova për mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën në çdo etapë, përfshirë procesin e shtetformimit, shtetëndërtimit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Do të vazhdojmë angazhimin për forcimin e raporteve tona ndërshtetërore.