spot_img
Monday, February 24, 2025
spot_img

Osmani e pikëlluar për vdekjen e Wisnerit: La gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur e pikëlluar për vdekjen e diplomatit dhe mikut të Kosovës, Frank Wisner.

Osmani tha se karriera e tij e gjatë dhe e ndritur në shërbim të diplomacisë amerikane, përfshirë rolin e tij si emisar në bisedimet për statusin e Kosovës, ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë.

“Z. Wisner ishte një njeri i përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit, duke vepruar me mençuri e integritet në momentet vendimtare të diplomacisë ndërkombëtare. Kontributi i tij në çështjet globale, si dhe angazhimi i tij për Kosovën, do të kujtohen me mirënjohje dhe respekt të përjetshëm”, tha Osmani.

Ajo u shpreh se kishte fatin që për vite të punonte me të për së afërmi.

Osmani kujtoi edhe telefonatën e fundit që e zhvilloi me Wisnerin, para disa muajsh.

“Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë sonë. I përhershëm qoftë kujtimi për diplomatin dhe mikun e Kosovës, Frank G. Wisner!”, u shpreh Osmani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit