Thursday, October 17, 2024
spot_img

Osmani dhe Hovenier diskutuan për zgjedhjet, por kur mund të mbahen ato?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 31 korrik, i ka filluar konsultimet me partitë politike në vend për të arritur një marrëveshje për datën e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme.

Duke folur në një konferencë për media pas takimit në Prishtinë, Osmani tha se gjatë takimit me krerët e partive politike parlamentare – ku munguan ai i partisë në pushtet Vetëvendosje dhe ai i Listës Serbe – janë pajtuar që të bëhet analizimi i të gjitha datave dhe elementeve përkatëse për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Ky vendim nuk është marrë sepse duhet t’i analizojmë diskutimet që i kishim me kryetarët e partive”, tha Osmani gjatë konferencës për media pas takimit.

Sipas afateve të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, Kosova mund të mbajë zgjedhje të rregullta më 26 janar, 2, 9 ose 16 shkurt.

Osmani tha se partitë kishin preferenca të ndryshme sa i përket datës për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Nuk kishte insistim të tepërt nga partitë, kishte më shumë preferenca… Disa parti preferuan 26 janarin, tri a katër të tjera që preferuan 9 shkurtin, dy a tri tjera 16 shkurtin. Dhe, kishte parti të tjera që nuk kishin fare preferenca”, u shpreh Osmani.

Presidentja Osmani tha se aktualisht janë brenda afatit të konsultimeve për caktimin e datës për zgjedhje.

“Mirëpo, nga data 26 korrik e tutje, presidentja fiton të drejtën edhe ta bëjë shpalljen e zgjedhjeve, kështu që afatet veçse ekzistojnë”, theksoi ajo.

Për këtë çështje u diskutua edhe sot ndërmjet presidentes Vjosa Osmani dhe ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ndnryshe, në takimin konsultativ të thirrur nga Osmani, nuk ishin të pranishëm zyrtarët e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, por as ata të partisë kryesore të serbëve në Kosovë, Lista Serbe.

E pyetur atë ditë për mospjesëmarrjen e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në takimin konsultativ, presidentja Osmani tha se nuk i di arsyet.

“Të gjitha partitë kanë qenë të ftuara në nivel kryetarësh dhe nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjuca, shprehu gatishmëri të vijë sot në takim. Mirëpo, meqë krejt partitë ishin të njoftuara se ky takim konsultativ është vetëm për nivel kryetarësh, këtë parim e kemi mbajtur për të gjithë dhe ai e zbatoi me mirëkuptim. Kryetari i LVV-së nuk ka qenë në takim. Ne nuk i dimë arsyet. Mund ta pyesni atë drejtpërdrejt. Mund të shkoni në zyrën e tij dhe ta pyesni”, u shpreh Osmani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit