spot_img
spot_img
Wednesday, January 15, 2025
spot_img
spot_img

Osmani: 26 vjet më parë në Reçak njerëzorja dhe mizorja patën ndeshjen më makabre në këtë pjesë të Evropës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në përvjetorin e masakrës së Reçakut, ka thënë se Reçaku është fshat i vogël me histori të madhe.

Ajo ka shtuar se kujtesa është mburojë kundër harresës dhe garanci që krimet e tilla nuk do të përsëriten më kurrë.

“Sot ishim në Reçak, në fshatin e vogël me histori të madhe, aty ku 26-vjet më parë, njerëzorja dhe mizorja patën ndeshjen më makabre në këtë pjesë të Evropës. Kujtesa jonë është mburojë kundër harresës dhe garanci që krime të tilla nuk do të përsëriten kurrë më. Të rinj, të reja e fëmijë që takuam sot,  janë brezi i ri i Reçakut, pasardhësit e viktimave, që dëshmojnë pathyeshmërinë e qëndresën e popullit tonë, përkundër sakrificës e dhimbjes së madhe. Lavdi të martirëve e dëshmorëve të Reçakut”, tha Osmani.

- MARKETING - Lahi Brahimaj spot_imgspot_img

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit