Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me shefin i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka mbajtur takim ku kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike.
Orav përmes një shkrimi në X, ka thënë se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar, siç tha ai në hapjen e rrugës për përparim dhe stabilitet.
“Diskutuam zhvillimet e fundit politike dhe bashkëpunimin tonë në agjendën e BE-së në Kosovë. BE-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur në hapjen e rrugës për përparim dhe stabilitet”, ka shkruar Orav.