spot_img
Wednesday, November 6, 2024
spot_img

Opozita uron Trumpin për fitoren në zgjedhjet amerikane

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka uruar Donald Trump, për zgjedhjet e fituara në Amerikë.

Ai tha se lidhja mes Kosovës dhe SHBA-së shkon përtej politikës.

“Lidhja mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkon gjithmonë përtej politikës. Roli i SHBA-së në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, shtetformimit dhe shtetndërtimit është dëshmi e një raporti të ndërtuar mbi vlera, besim dhe respekt të veçantë. Ndërsa Kosova vazhdon përpjekjet që të ndërtojë një të ardhme më të mirë, ne ritheksojmë përkushtimin e plotë për forcimin e aleancës sonë më të rëndësishme, duke rifuqizuar raportet Kosovë – SHBA, përmes mundësive të reja për bashkëpunim, zhvillim, paqe e stabilitet në rajonin tonë”, ka thënë Krasniqi.

Urimi ka ardhur edhe nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Ai ka shkruar të mërkurën në Facebook se rikthimi i Kosovës në agjendën e Uashingtonit është interes nacional i popullit të Kosovës. Lidhjen me SHBA-në, Abdixhiku e cilësoi të bekuar dhe të pazëvendësueshme.

“Populli i Kosovës ka qenë gjithmonë i bekuar me lidhjen sa të veçantë aq dhe të pazëvendësueshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – aleatin tonë strategjik të së shkuarës e të së ardhmes! Në emër të anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, uroj Presidentin e 47-të të SHBA-ve, Donald J. Trump për fitoren presidenciale në zgjedhjet amerikane! Rikthimi i Kosovës në agjendën e Ëashingtonit është interes nacional i popullit të Kosovës. Pa SHBA-të ecja e Kosovës si shtet i ri e në konsolidim ndërkombëtar është e pamundur! Në Qeverinë e ardhshme, këto lidhje do të rikuperohen e mirëmbahen si orientime të pandryshueshme, të pathyeshme, të pazëvendësueshme!”, ka shkruar deputeti opozitar i LDK-së.

Ndërsa, Ramush Haradinaj, ka shprehur urimet më të përzemërta për popullin amerikan pas një procesi zgjedhor që, sipas tij, pasqyron vlerat e demokracisë dhe fuqinë e vullnetit të lirë të qytetarëve të SHBA-së.

Ai ka uruar gjithashtu Presidentin Donald Trump për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale.

Haradinaj ka theksuar rëndësinë e udhëheqjes së Presidentit Trump për Kosovën dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke kujtuar se nën drejtimin e tij, u krijua Ushtria e Kosovës, një moment historik për vendin.

Ai është i bindur se SHBA-të do të vazhdojnë të qëndrojnë si aleati më i fortë dhe i palëkundur i Kosovës.

“Urime popullit amerikan për një proces zgjedhor që pasqyron vlerat e demokracisë dhe fuqinë e vullnetit të lirë të qytetarëve të tij. Një urim i veçantë për Presidentin Donald Trump për zgjedhjen e tij,” tha Haradinaj, duke shtuar se nën udhëheqjen e Presidentit Trump, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e institucioneve dhe në konsolidimin e shtetësisë.

Haradinaj theksoi se mbështetja e SHBA-së është kyçe për vazhdimin e rrugëtimit të Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, dhe se kjo mbështetje do të mbetet një faktor i rëndësishëm për përpjekjet e Kosovës për të siguruar një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme si pjesë e familjes euroatlantike.

“Konsolidimi i shtetit të Kosovës dhe synimi ynë afatshkurtër për anëtarësimin në NATO mbetet një prioritet, dhe mbështetja e SHBA-së është kyçe për realizimin e këtij objektivi,” përfundoi Haradinaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit