Gazetari kosovar, Parim Olluri ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje pas postimit të një video paraelektorale të këtij subjekti politik, raporton Sinjali.
VV-ja fotografinë e heroit Afrim Bunjaku e ka shoqëruar me deklaratën e famshme te Kurtit – “Njerëzve kur iu humb shpresa, duhet me i kthy guximin”.
Olluri këtë veprim e quan të ulët dhe për marre.
Reagimi i tij i plotë:
Ne videon paraelektorale, Vetevendosja e paska shoqeruar me foton e heroit Afrim Bunjaku deklaraten e famshme te Kurtit “Njerezve kur iu humb shpresa, duhet me i kthy guximin”.
E ulet eshte kjo. Per marre.
Ju ia pasket kthy guximin heroit Afrim Bunjaku a?
Qysh ia kthyet? Me çfare veprimi?
Me terheqjen e milionave eurove te GEN Serbia nga Martin Berishaj.
Apo me perfshirjen ne vjedhje te rezervave te grurit nga shoku i Albin Kurtit, Ridi?