Pal Lekaj, deputet i AAK-së, ka folur shkurtimisht në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.
Në fjalën e tij, Lekaj tregoi se po i tërhiqte të gjitha pyetjet e parashtruara për Qeverinë e Kosovës.
Arsyeja? Lekaj e tregoi edhe arsyen, duke u ankuar për “injorancën totale nga Qeveria dhe ministrat përkatës”.
“Nënkryetare, nëse ka kaluar shumë kohë dhe kemi pasur injorancë totale nga Qeveria dhe ministrat përkatës, i tërheqi të gjitha pyetjet që i kam parashtruar. Faleminderit” – tha Lekaj.
Në fakt, Lekaj e ngatërroi injorancën, pra paditurinë, me injorimin apo shpërfilljen, kur një palë nuk merr parasysh një kërkesë nga pala tjetër.