Sunday, April 6, 2025
spot_img

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kërkon heqjen e tarifës për mallrat nga SHBA-ja

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të tërheqë tarifën doganore prej 10 për qind për mallrat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo kërkesë vjen pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e një tarife bazë prej 10 për qind për importet nga të gjitha vendet e botës, përfshirë Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha se vendosja e tarifës nga SHBA-ja do të afektojë aftësinë e eksportuesve kosovarë dhe do të ulë përparësinë konkurruese të produkteve të Kosovës në tregun amerikan.

“Po që se Kosova lëviz përpara në mënyrë të njëanshme me ndërmarrjen e një mase preferenciale tregtare, duke tërhequr në tërësi tarifën doganore për produktet amerikane, mund të shpresojmë që i njëjti hap do të pasohet dhe do të hiqet nga administrata amerikane”, tha Zeka për REL-in.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit