spot_img
Friday, February 28, 2025
spot_img

Oda e përmbaruesve privatë i reagon ashpër Muratit: Tërhiqu nga deklarata e pabazuar dhe e pasaktë

Oda e përmbaruesve privatë të Kosovës i ka reaguar Ministrit të Financave, Hekuran Muratit, për pretendimet e tij se përmbaruesit po abuzojnë me tarifat, duke thënë se në disa raste tejkalojnë vlerën e vetë borxhit që përmbarohet.

Reagimin e tij, Oda e ka quajtur të papranueshëm dhe të pabazuar, dhe ndër të tjera, sipas tyre është delegjitimuar çështja e kontratave kolektive.

Nga oda i janë drejtuar ministrit se organi kompetent për shqyrtim apo kundërshtim të tarifave është gjykata dhe jo deklaratat e tilla politike.

Në fund, është kërkuar nga ministri që të tërhiqet nga kjo deklaratë, që thuhet se rëndon mbi reputacionin e përmbaruesve privatë dhe nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, do të shqyrtojnë mundësitë ligjore të tyre.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit