Monday, July 14, 2025
spot_img

OBSH: Ulja e konsumit të kripës me 25 për qind, mund të shpëtojë rreth 900 mijë jetë në Evropë deri në 2030

Kripa, një përbërës i pandashëm i kuzhinës sonë të përditshme, po kthehet në një rrezik serioz për shëndetin publik në mbarë Evropën.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të jenë shkaku kryesor i vdekjeve në kontinent, ndërsa konsumi i tepërt i kripës po shihet si një nga faktorët kryesorë që nxit këtë krizë shëndetësore.

Shumica e shteteve evropiane raportojnë nivele të konsumit të kripës që e tejkalojnë ndjeshëm kufirin e rekomanduar prej 5 gramësh në ditë. Ajo që e përkeqëson situatën është fakti se mbi 70% e kësaj kripe vjen nga ushqimet e përpunuara – produkte që janë bërë pjesë e pandashme e dietës moderne.

Ekspertët shëndetësorë theksojnë se përdorimi i pakontrolluar i kripës ndikon direkt në rritjen e tensionit të gjakut, rrit rrezikun për infarkt dhe goditje në tru. Prandaj, paralajmërojnë se ulja e konsumit të kripës me 25% deri në vitin 2030 mund të shpëtojë rreth 900 mijë jetë në Evropë.

Për ta arritur këtë, OBSH bën thirrje për veprime të guximshme në politikëbërje, duke theksuar nevojën për prioritetizimin e shëndetit publik përballë interesave të fitimit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit