spot_img
Friday, December 27, 2024
spot_img

O’Brien arrin në objektin e Qeverisë, pritet të takohet me Kurtin

Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien, i shoqëruar nga ambasadori amerikan, sapo hyri në ndërtesën e Qeverisë ku po i pret për takim, kryeministri Albin Kurti.

O’brien fillimisht ka vizituar Serbinë, ku nga atje ka folur edhe për zbatimin e Marrëveshjeve Kosovë-Serbi dhe themelimin e Anotacionit. Ai ka thënë se obligimi ekziston nga viti 2015, por ka theksuar se nuk mund të japë afate, duke shtuar se draft-statuti duhet të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese.

I pyetur rreth progresit në dialog, O’Brien ka thënë se ekziston edhe pjesa  e kontakteve direkte për ta shtyrë procesin përpara.

“Ky obligim ekziston nga viti 2015, atëherë për herë të parë janë nënshkruar këto obligime ne po vazhdojmë të punojmë për këtë. Nuk mund të premtojë asnjë afat, por më e rëndësishmja është që njerëzit, serbët që jetojnë në Kosovë ta kenë mundësinë të jetojnë si qytetarë normalë evropianë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit