Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë një lagje të qytetit, ku dy persona mbetën të plagosur pas një konflikti ende të paqartë.
Teksa hetimet vazhdojnë, një detaj i pazakontë ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik.
Në një video që ka siguruar Gazeta nga vendi i ngjarjes shihet një ish-banor i Big Brother teksa ndodhet pranë vendit të ngjarjes.
Në pamje dëgjohet dikush duke e thirrur me fjalët: “O Xux, a je mirë?”, çka ka shtuar spekulimet për përfshirjen apo dëshminë e tij mbi rastin.
Po ashtu po raportohet se njëri nga të plagosurit ka vdekur.