Tuesday, May 6, 2025
spot_img

‘Nxehet’ situata mes Eglit dhe Gjestit, shijojnë një vallëzim sensual në oborr

Finalja e madhe e edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania është vetëm një ditë larg, dhe banorët e mbetur në shtëpi po shfrytëzojnë çdo moment për të krijuar kujtime të bukura.

Një video që po qarkullon në Twitter ka marrë vëmendje të madhe nga publiku – në të shihen Egli dhe Gjesti, teksa vallëzojnë në oborrin e shtëpisë, duke shijuar diellin dhe praninë e njëri-tjetrit në një moment të afërt dhe mjaft sensual.

Pamjet tregojnë një lidhje të ngrohtë mes dyshes, të cilët, pavarësisht debateve dhe tensioneve që i kanë shoqëruar gjatë këtij rrugëtimi, duken më të afërt se kurrë.

Të shtunën mbahet finalja e madhe, ku njëri prej finalistëve – Egli, Gjesti, Rozana apo Laerti – do të shpallet fitues i çmimit të madh prej 100 mijë eurosh.

Atmosfera në shtëpi është më e ngrohtë dhe emocionale se kurrë, ndërsa publiku pret me padurim të mësojë se kush do të jetë fituesi i këtij sezoni të paharrueshëm.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit