Friday, April 25, 2025
spot_img

Nushi: Kurti me favore për kompanitë e energjisë, asnjë veprim ndaj KEDS-it që u privatizua falë

Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate, ka deklaruar se kompania për shpërndarjen e rrjetit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, nuk është thjesht një biznes, por instrument politik.

Sipas tij, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kësaj kompanie nuk ka guxuar as t`ia përmendë emrin, e lerë më të ndërmarrë ndonjë veprim ndaj këtij biznesi “që është privatizuar falë”.

Për më tepër, Nushi u shpreh se siguria në politikën e jashtme merret edhe me favoret që Kurti po ua bën kompanive të energjisë KEDS e KESCO.

“Ti nuk beson, por unë ta garantoj që Albin Kurti ka pasur takime me zyrtarë të KEDS-it. KEDS-i nuk është thjesht një biznes, është edhe një instrument politik në Kosovë, ne e dimë janë lidhjet e afërta me pushtetin në Turqi edhe aeroporti edhe KEDS-i. Siguria në politikën e jashtme merret edhe me këto favoret që Kurti ia bën përkatësisht KEDS-it e KESCO-s. Absolutisht iu bën favore”.

“Profili i Kurtit ku krejt fushatën na e ka shurdhu veshin për luftë ndaj oligarkëve, mos me guxu as emrin me ja u përmend, e asnjë veprim hiç kundër këtij biznesi që është privatizu falë. E dëgjojsha në RTK e pyetshin a e keni ba auditimin e investimeve, Kurti thojke ato pasqyra është mirë ne si shoqëri me iu bë presion KEDS-it me na i dhanë, ju si gazetarë ne si shoqëri… qysh more a është kryeministër ky a është si na që kemi ardhë në emision me fol për një temë”, tha Nushi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit