Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para nga numërimi i të gjitha votave që kanë ardhur me postë.
Procesi i numërimit të këtyre votave përfundoi të martën pasdite.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar numërimin e votave me postë dhe tashmë janë numëruar 100 për qind e kutive
LVV-ja e para ka marrë 31.963 vota apo 51.57 për qind.
Rezultat befasues ka shënuar Lidhja Demokratike (LDK) që është renditur e dyta me 18.933 vota apo 30.55 për qind, pasuar nga Partia Demokratike (PDK) me 5.878 vota apo 9.48 për qind. Koalicioni AAK-Nisma ka marrë 2 mijë vota apo 3.23 për qind.

Në numërimin e votave në përfaqësitë diplomatike, LVV-ja kishte dalë bindshëm e para.

Sipas KQZ-së, procesi i numërimit pritet të përfundojë nesër (e mërkurë), kur pritet të numërohen votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.
