spot_img
Friday, February 28, 2025
spot_img

Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike, befasojnë tre kandidatët e PDK-së që pritet të bëhen deputet për herë të parë

Numërimi i votave të shtetasve të Kosovës që votuan nëpër përfaqësitë diplomatike është ende duke vazhduar.

Nga rezultatet e deritashme, kjo është dhjetëshja më e votuar e Partisë Demokratike të Kosovës.

Përditësimi më i fundit tregon se kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë 369 vota, duke u renditur i pari, ndërsa kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka arritur 220 vota.

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka marrë 168 vota.

I katërti është Enver Hoxhaj, me 128 vota, vetëm një më shumë se Uran Ismaili.

Ragip Xhaka, kandidat i PDK-së për deputet nga Diaspora, ka siguruar 108 vota.

Në dhjetëshen më të votuar të PDK-së janë edhe tre kandidatë të rinj që do të hyjnë për herë të parë në Kuvend: Artan Behrami me 108 vota, Sala Jashari me 98 dhe Përparim Gruda me 94 vota.

Një votë më pak se Gruda ka marrë Ganimete Musliu.

Për momentin, janë numëruar 67.44% të votave në përfaqësitë diplomatike. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit