Friday, July 18, 2025
spot_img

“Nuk vi në shpi ma” – Pas një bisede me gruan, zhduket pa gjurmë 30-vjeçari nga Ferizaj

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Kështu është raportuar së fundmi në Ferizaj, ku një 30-vjeçar ka humbur çdo kontakt me familjen që nga mëngjesi i së enjtes, më 8 maj.

Burime nga rrethi i tij bëjnë të ditur se Egzon Guri, banor i rrugës “Epopeja e Jezercit” në Ferizaj, është larguar nga shtëpia rreth orës 08:30, pas një bisede me bashkëshorten, duke i thënë: “Nuk vi në shpi ma”.

Që nga ajo kohë, nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjen apo gjendjen e tij. Familja ka kërkuar ndihmë në gjithë rrethin familjar dhe shoqëror, por pa rezultat. Egzoni nuk është recidivist dhe, sipas të afërmve, kjo është hera e parë që largohet në këtë mënyrë.

Ai është i gjatë 1.96 metra, peshon rreth 90–100 kilogramë, me flokë dhe sy ngjyrë kafe. Në momentin e fundit që është parë, kishte të veshura xhinse të kaltërta, një maicë të gjelbër dhe atlete të kaltërta.

Familjarët janë të shqetësuar dhe i bëjnë thirrje kujtdo që mund të ketë ndonjë informacion të besueshëm për vendndodhjen e tij, të ndihmojë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit