Rihanna thuhet se ka anuluar shfaqjet e saj të shumëpritura këtë verë, vetëm disa ditë para se të shpalleshin datat.
Superylli, 37 vjeç, ishte përfolur se po planifikonte të mbante gjashtë koncerte në Londër në korrik për të shënuar rikthimin e saj në muzikë, pasi ajo konfirmoi se është duke përgatitur albumin e saj të parë.

Megjithatë, tani është raportuar se Rihanna u tërhoq nga koncertet e propozuara në stadiumin e West Ham në Londër në një takim sekret javën e kaluar, pak para se ato të konfirmoheshin publikisht.
Sipas The Sun, këngëtarja nuk mendonte se muzika e saj e re ishte gati dhe shefat tani po përpiqen ta bindin që të ndryshojë mendjen.
Një person i afërt i tha DailyMail-t: “Rihanna nuk ka bërë turne për më shumë se tetë vjet dhe plani për ta rikthyer atë në skenë ka vazhduar”.
“Nuk duket se është koha e duhur dhe ajo hodhi bombën javën e kaluar se nuk dëshiron të vazhdojë me koncertet në korrik siç ishte planifikuar”, përfunduan ata.