Babai i Naim Murselit është deklaruar pas mbajtjes së seancës fillestare për vrasjen e Liridona Ademjat.
Në një lidhje telefonike babai i Naim Murselit u përgjigj shkurtimisht, pasi gjendja e tij emocionale ishte e rëndë.
Ai potencoi vetëm: “Nuk po mundem asnjë fjalë, nuk e kam vizituar, jam i shokuar”, ishin fjalët e tij.
Seanca e gjykimit në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, është shtyrë për të premten më 31 janar.
Kërkesa e shtyrjes ka ardhur nga avokatët e të pandehurve për shkak të mungesës së disa shkresave të lëndës, të domosdoshme për përfundimin e procedurave gjyqësore.
Të akuzuar për vrasjen e 30-vjeçares janë ish-bashkëshorti Naim Murseli, Granit Plava, Kreshnik Kokalla, dhe Tom Dodaj.