Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje kosovare në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbrëmjen e 27 nëntorit. Burrë e grua nga Kosova u gjetën të vrarë me armë zjarri, në rrethana dhe shkaqe akoma të panjohura.
Tragjedia ka goditur familjen Krasniqi nga Peja, kur morën lajmin e hidhur për vdekjen e djalit të tyre dhe bashkëshortes së tij.
Viktima e rastit është Pajtim Krasniqi dhe gruaja e tij – të cilët u gjetën të vrarë në një apartament luksoz.
Ky rast tragjik ndodhi në mesnatë, në katin e 45-të të apartamentit, ku qëndronte çifti kosovar.
E dëshmitarët kanë dhënë versionet e tyre pasi kishin dëgjuar këto të shtëna.
“Dëgjuam të bërtitura dhe ishte e frikshme”, tha Max Braendlin, i cili jeton matanë rrugës. “Dëgjova të shtënat dhe më pas pas disa minutash makinat e policisë dhe ishte një skenë e mbushur me njerëz”.
Në një deklaratë, kompania e menaxhimit të ndërtesave FirstService Residential tha: “Ne jemi të vetëdijshëm dhe jemi shumë të pikëlluar nga incidenti tragjik që ndodhi gjatë natës në ndërtesën tonë. Ne jemi duke bashkëpunuar plotësisht me autoritetet në këtë hetim në vazhdim, për të cilin ata besojnë se ka qenë i izoluar. Incidenti Siguria dhe siguria e banorëve tanë mbeten prioriteti ynë kryesor”.
Një punonjës që nuk donte të identifikohej i tha NBC6 se panë policinë të shfaqej rreth mesnatës.
Një qiramarrës që dha vetëm emrin e tij të parë, Eric, tha se nuk ishte i sigurt se çfarë po ndodhte.
“Kjo më bën të ndihem e pasigurt. Si, nuk dua të hyj, edhe nëse më lejohet sinqerisht. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Unë kam qenë këtu që kur isha i vogël”, tha ai.
Sipas raportimeve të mediave lokale që i ka parë Sinjali, janë dëgjuar së paku gjashtë të shtëna të njëpasnjëshme, të cilat lanë të vdekur burrë e grua.
Vdekja e tyre është konstatuar në vendin e ngjarjes, por akoma nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë incident tragjik.
Në vendin e ngjarjes thuhet se janë gjetur prova të shumta materiale, që janë marrë nga Policia si dëshmi që do të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanat e vrasjes së dyfishtë.
Gazeta Sinjali ka mësuar edhe detaje të tjera lidhur me rastin, por që nuk do t’i publikojë për momentin.