Nuk janë të rralla rastet kur familjet kërkojnë ndihmë për gjetjen e të afërmve të tyre, të cilët janë zhdukur. Por, këto raste janë edhe më të rënda kur bëhet fjalë per persona të moshës së mitur, ose të rinjë rreth të 20-tave.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në familjen Dakaj nga Istogu, të cilët nuk janë në dijeni për vendndodhjen e djalit të tyre, Arlind Dakaj.
Familjarët e të riut kanë bërë me dije se ai nuk është kthyer në shtëpi që nga dita e enjte, me ç’rast kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve të cilët mund ta kenë parë, ose mund t ëkenë ndonjë informacion për të.
“Ka humbur Arlind Dakaj nga Veriçi i Istogut. Arlindi qe nga dita e enjte nuk është kthyer më në shtëpi, dhe nuk kemi asnjë informacion për të. Nëse dikush e ka parë ose ka informacione për të ,Ju lutem kontaktoni në këtë nr të telefonit +4915218583106”, shkruhet në njoftimin e familjes.