spot_img
Monday, November 25, 2024
spot_img

Nuk e pagoi dënimin me gjobë, 58-vjeçari në Fushë Kosovë arrestohet dhe dërgohet në burg

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga organet e rendit arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Plot të akuzuar e të dënuar për vepra të ndryshme penale, që kanë ikur nga duart e drejtësisë, shpallen në kërkim dhe ndaj tyre lëshohen urdhëresa.

Një i dënuar për vjedhje të shërbimeve përfundoi së fundmi në pranga pasi mospagesa e gjobës i kushtoi me burgim.

58-vjeçari ishte në listën e personave të kërkuar, bazuar në një urdhëresë aktive të lëshuar ndaj tij.

Bëhet fjalë për Z.Avdiu, i cili është arrestuar në Fushë Kosovë.

Avdiu ishte shpallur fajtor dhe dënuar me gjobë për vjedhje të shërbimeve – por s’e kishte kryer pagesën prej qindra eurosh.

Të njëjtat burime thonë se për pasojë gjoba është zëvendësuar me burgim dhe i njëjti është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese në vend për ta vuajtur dënimin.

Ndryshe, kur një person i akuzuar dënohet me gjobë, në aktgjykim shënohet afati kur duhet paguar gjoba dhe mënyra e zëvendësimit të gjobës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit