Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari është sqaruar pas deklaratës të keqkuptuar për Edin.
“Dua të sqarohem sepse aty jashtë kam dalë sikur kam mbrojtur Edin, të dashur teleshikues kthejeni dhe shikojeni, e thash që është e pafalshme ajo që ka bërë, fjala që ka thënë. Një mashkull ta kap në moral një femër nuk mund të ndodh, por ky spektakël që duhet të jep një mesazh, nuk mund ta gozhdojmë të gjithë Edin dhe ta çojmë në një gjendje psikologjike të rënduar psikologjike. Por nga kjo histori, desha të nxjerr diçka pozitive, sepse ai djalë kërkoi falje. Unë nuk mund të jem asesi pro një dhunuesi”, u shpreh Olta Gixhari.