Një ngjarje e papritur ka shpërthyer brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4” pas aktivitetit “Miss dhe Mr. Bikini”
Një ngjarje e papritur ka shpërthyer brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4” pas aktivitetit “Miss dhe Mr. Bikini”, i cili u organizua dhe zhvillua nga vetë banorët me shumë energji të mirë dhe humor.
Pas një konkurrimi të fortë, Aldo dhe Mikela u shpallën fitues, ndërsa Gjesti dhe Rozana nuk u përfshinë në garë, por vendosën të qëndronin si publik.
Të tjerë banorë kanë shprehur pakënaqësi lidhur me mënyrën se si u menaxhua aktiviteti dhe shpallja e fituesve.
Ola, njëra nga konkurrentet, e shprehu hapur pakënaqësinë e saj, duke thënë:
“Nuk donin të më nxirrnin mua dhe Jozin. Nxorrën Aldon mister bikini, ndërkohë ishte i mbuluar, dhe ajo tjetra e mbuluar. Është miss bikini, jo kush është mbuluar më shumë. Juri me kot nuk kam parë, hipokritë”.
Këto deklarata kanë ngjallur reagime të shumta mes banorëve të tjerë, duke e kthyer aktivitetin në një pikë të nxehtë diskutimi.