Sunday, July 6, 2025
spot_img

“Nuk do e nxirrja Kridin” – Klea Huta flet e penduar për ekspozimin e djalit në publik

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Klea Huta, ka ndarë një moment të rrallë reflektimi që ka prekur ndjekësit e saj dhe opinionin publik. Ajo ka folur me sinqeritet për vendimin që ajo dhe partneri i saj kanë marrë lidhur me djalin e tyre, Kridin.

“Deri 1 vit e mbajtëm të izoluar, nuk ia nxorëm portretin. Por nëse do e ktheja kohën pas, nuk do e nxirrja Kridin,” ka thënë Klea e ftuar në një intervistë, duke pranuar se ndonëse vendimi për të mos e ekspozuar fillimisht ishte i qëllimshëm, ndryshimi më pas mund të mos ketë qenë më i duhuri.

Ky rrëfim i Kleas vjen si një reflektim i hapur për mënyrën si personazhet publikë e përjetojnë ekspozimin e fëmijëve të tyre dhe kufirin mes jetës private dhe vëmendjes mediatike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit