Selatin Novosella, ish i burgosur politik ka rrëfyer për veprimtarinë tij dhe për arrestimin e torturat e përjetuara nga regjimi i jugosllav përmes Sigurimit të Shtetit të njohur si UDB.
Herën e parë ishte burgosur rreth 60 vite më parë.
“Në fillim të korrikut të vitit ’64. Kam qenë antarë i Lëvizjes Revolucionare për bashkimin e shqiptarëve, veprimet e të cilës janë bë në asi ilegaliteti që më vonë do të kuptoj, shumë më vonë se kryetar kishte qenë Adem Demaçi, vëllau im Sabriu kishte qenë antarë i asaj organizate…”
“Rrnoft Shqipnia” ishte parulla e parë e shkruar nga Selatin Novosella si fëmijë[17 vjeçar] në Vushtrri por pa e ditur e pa e kuptuar mirë mesazhin e parullës por që më vonë e ka kuptuar se ajo ishte domethënëse dhe se “pa rrnu Shqipëria, Kosova nuk rrnon. Sot nuk rrnon. Atë më ka thënë Hilmi Rakovica”, deklaroi Novosella.
Novosella ka treguar se kjo parullë ishte shkruar në të njëjtën kohë në formë të aksionit në të gjithë territorin e Kosovës.
Në një aksion tjetër ai ka thënë se vetëm në Prishtinë së bashku me 4 shokë të tjerë kishin ngritur 40 flamuj kombëtarë në fund të korrikut të ’64-tës.
“Kishim një bindje që me e bë me dije pushtetin që se na mundemi me ngrit edhe ma shumë se kemi shumë… flamujt i kemi ngjit kryesisht nëpër dyert e të burgosurve politik…ndërsa në deren e Adem Demaçit[i cili ishte dënuar me 15 vjet burg] nje shok me tha duhet ti ngjesim dy flamuj”.
Kjo simbolik sipas Novosellës ishte për ti derguar mesazh pushtetit se nëse Demaçi ka qenë udhëheqësi ynë njëherë, pas arrestimit do të jetë dyherë më shumë.